Albanian Rule of Law Center, në kuadër të projektit të saj “Qytetarët kundër Korrupsionit në Drejtësi”, projekt i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , organizoi më datë 14 dhjetor 2018, ora 12.00, në Hotel “Koçibeli”, në Korçë, tryezen e rrumbullakët me fokus “Qytetarin aktiv në luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe kushtet e mekanizmat e nevojshëm për vendosjen e një bashkëpunimi midis qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zv. Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Zv. Kryetarja e Bashkisë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, studentë të universitetit “Fan S. Noli”.
ARLC-ja, beson fort në nevojën e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, si një domosdoshmëri për të siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm.