Albanian Rule of Law Center: Qytetarët kundër Korrupsionit në Drejtësi

Date November 2, 2018 - November 2, 2018

Featured Image

Albanian Rule of Law Center, në kuadër të projektit “Qytetarët kundër Korrupsionit në Drejtësi”, mundësuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , zhvilloi më datë 2 nëntor 2018, në ambjentet e Hotel International Vlorë, tryezën me temë “Qytetari aktiv në luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe kushteve dhe mekanizmave të nevojshme për vendosjen e një bashkëpunimi midis qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të drejtësisë, policisë, të qeverisë vendore, studentë të Universitetit “Ismail Qemali” dhe qytetarë të rrethit Vlorë. Në këtë takim u diskutua mbi reformën në drejtësi, rritjen e përfshirjes së shoqërisë në luftën kundër korrupsionit, rëndësinë e saj si dhe mënyrat për të denoncuar çdo rast të bazuar që implikon përfaqësues të drejtësisë në afera korruptive.