Në datë 13 shkurt 2014, ora 18.00 në kinemanë Imperial, Hotel Sheraton në Tirane u organizua ceremonia e ndarjes së cmimeve për prodhimet më të mira ndër 25 video-dokumentarët e Ciklit Televiziv “RRATHE II”, produkt i Konkursit të realizuar nga Fondacioni Soros.
Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve , mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në prill të vitit 2013, Fondacion Sorosi shpalli një konkurs të hapur drejtuar të rinjve për prodhimin e video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit, nga 160 aplikantë u përzgjodhën për t’u financuar për prodhimin e video-dokumentarëve 25 prej tyre. Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti në një mënyrë e formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë. Programi Televiziv u titullua “Rrathë”.
Partneri Mediatik në këtë Iniciativë ka qenë Fondacioni “Dritan Hoxha”, i cili mundësoi transmetimin e tyre nga Televizoni Top Channel, cdo të shtunë ora 17:00, për nëntë javë rresht, në periudhën nëntor 2013 – janar 2014.
Në ceremoninë e datës 13 Shkurt 2014, u shpallën 5 cmime : 4 cmime të para dhe një cmim special , cmime të vendosura nga një Juri e përbërë nga profesionistë.
Në përfundim të ceremonisë u shfaqën për publikun prezent edhe 4 nga videot fituese.
Katër cmimet e dhëna nga Fondacioni Soros janë :
CMIMI i PARË : “25-Vjec” -Autore : Elisa Gjerani
Për të parë videon klikoni këtu.
CMIMI për Video-Dokumentarin më të Mirë : “Të gërmosh Jetën” – Autor: Gert Selenica
Për të parë videon klikoni këtu.
CMIMI për Videon me Pjesëmarrje : “Bullizmi” – Autore : Amela Caci dhe Anxhela Koci
Për të parë videon klikoni këtu.
CMIMI Inkurajues për Median Investigative: “Funeral” – Autor: Kreshnik Ibrahimi
Për të parë videon klikoni këtu.
Cmimi special u dha nga Fondacioni “Dritan Hoxha”.
Ky cmim shkoi për Video-dokumentarin “Merimanga”, me autor Emiljo Leka.