Prej 3-5 qershor, 2016. në Durrës në Shqipëri u mbajt punëtoria dy-ditore për përfaqësuesit e medijave serbe dhe komuniteteve tjera të Kosovës. Punëtorinë e cila për qëllim pati njoftimin më të mirë të gazetarëve, redaktorëve dhe punëtorve të tjerë të mediave mbi procesin e dialogut të Brukselit dhe mënyrës së raportimit gazetaresk nga qendra e administratës evropiane e udhëheqën korrespondentët shumë vjeçarë nga Brukseli Dejan Anastasijeviq dhe Augustin Palokaj.
Gjatë punëtorisë janë trajtuar temat në vijim: aksesi dokumenteve dhe arkivit të Komisionit evropian, regullat dhe procedurat për akreditim të korrespondentëve, logjistika e gazetarëve, çështjet e gjuhës dhe stilistikës, qasja për intervistë ndaj zyrtarëve, diversiteti në përkthim dhe dikrepancë të marrëveshjes së Brukselit, bashkëpunimi dhe kolegijaliteti i ndersjellët dhe kodeksi profesional.
Punëtoria ishte interaktive dhe pas ligjeratave hyrëse u bazua në diskutim të hapur kolegial dhe shkëmbimit të mendimeve dhe eksperiencave në mes të 30 pjesëmarrësve dhe dy ligjeruesve.
Punëtoria u mbajt në kuadër të Shkollës për Integrim Evropian të cilën Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) e realizon për të tretin vjet në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Serbi dhe OJQ Aktiv nga Mitrovica veriore, e e cila është pjesë e projektit të KFOS „Reconnecting Mitrovica“.