Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë” do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës ”Asim Vokshi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 16:00h. Ekspozita organizohet nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë.
Chachipe është një iniciativë e Roma Initiatives të OSF Budapest në kuadër të Dekadës për përfshirje të Romëve 2005-2015. Chachipe e përkthyer nga gjuha rome në gjuhën shqipe do të thotë realiteti apo e vërteta.
Me këtë titull është filluar iniciativa e garës në fotografi në shtetet anëtare të Dekadës. Ekspozita e fotografive të të rinjëve romë të vitit 2008 është ekspozuar në Maqedoni për ditën ndërkombëtare Rome , më pas ambasada hungareze në Kosovë e solli këtë ekspozitë edhe te ne në Kosovë. Këto fotografi deri tash janë ekspozuar edhe në Prishtinë përgjatë muajit Maj 2012 në kuadër të festivalit RAE dhe në muajin Qershor 2012 në Hamam në Prizren.
More Events On This Thematic Area
Në ndërtim e sipër
Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të...
Fondacionet për Shoqëri të Hapur shënojnë 30-vjetorin e pranisë në Kosovë
Të enjten, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka shënuar përvjetorin e tridhjetë të Fondacioneve për Shoqëri...
OSF dhuron 100,000 teste për COVID-19 institucioneve të Kosovës
Në një recepcion ceremonial, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur shënoi donacionin e 100,000 testeve për COVID-19 për...