Fillon transmetimi i RRATHË IV

Date October 5, 2017 - October 5, 2017

“RRATHË” – Vjen përsëri në Top Channel, për 8 javë rresht, Edicioni i Katërt i këtij Konkursi Mediatik, realizuar me prodhime video nga të rinj, profesionistë apo amatorë. 
Çdo të Shtunë, ora 16:30, në Top Channel

RRATHE IV: Programi i datës 13 Maj 2017

“21 Gusht” nga Mirel Gjyzari
Historia e një familjeje rome që adoptoi një bebe, të cilën e gjeti në kazanin e plehrave diku në Lungomaren e sotme të Vlorës. Një histori e jashtëzakonshme mirësie mes të mjeruarve.

“Europian përsëmbari” nga Irvin Mucaj
-Europa e sotme është një horizont i largët, një kontinent që nuk na afron, apo një destinacion që është vetëm matanë një bregu? Në Tiranë shumë të rinj i përgjigjen kësaj pyetjeje, secili sipas mënyrës së tij.

“Ne Xhepin e nje Studenti” nga Xhemali Moku
Sfidat dhe saktificat e te rinjve nga rrethet ,qe enden perdite mes deshires e pasionit  per tu arsimuar ne Universitetet e Tiranes dhe veshtiresive ekonomike e sociale me te cilat i perball ky metropol kaq i deshiruar.  

RRATHE IV: Programi i datës 20 Maj 2017

“Ajo” nga Elisa Gjerani
24 ore ne Burgun e Grave, oret e fundit te kryerjes se denimit te saj, bota e lirise e therret e bashke me te, nje lum dilemash ekzistenciale…

“Shqiptarë apo të huaj” nga Aleksia Perdhiku dhe Kristjan Çareri
Ethet e ikjes kanë përfshirë edhe gjimnazistët. Si e shohin, çfarë mendojnë, çfarë presin dhe nga se frikësohen gjimnazistët e sotëm të Shqipërisë? Një mesazh rinor, por me mjaft peshë e vlerë për të gjithë shoqërinë.

“Mjerim dhe shpresë“ nga Ivi Zhulla  
Çfarë do të thotë të jesh i varfër, të lindësh i tillë, e të përballesh me sfidat që ajo te imponon, deri edhe pamundësinë për të shkuar në shkollë. Ka mjerim, por ka edhe përpjekje e sakrifica për të ndjekur ëndrrën e të qënit si gjithë të tjerët. 

RRATHE IV: Programi i datës 27 Maj 2017

Fëmijët e rrugës Myslym Shyri”, nga Benet Nelku
Si është të kesh një fëmijëri pa lodra, pa sheshe, pa i ndarë me të tjerët aventurat e moshës. Në qytetet tona të mëdha, prej kohësh sipërfaqja publike në funksion të fëmijëve ka ardhur duke u zvogëluar. Një problem i mprehtë social, jo vetëm për fëmijët.

“Esëll” nga Eriola Fiore
Alkooli është një plagë e kahershme ballkanike. Dikur një mburrje, pjesë e zakoneve tona, atëherë kur duhej kaluar prova për të qenë burrë, por sot një plagë e rëndë me të cilën përballen mijëra shqiptarë. Si dilet nga gracka e tij vdekjeprurëse?

“Pasion” nga Anis Leka
Etja për dituri nuk ka moshë. As nuk pyet për çertifikata apo burokratë që të zënë udhën. Kjo është historia e një devolliu 70 vjeçar nga Menkulasi që po diplomohet në një moshë rekord për universitetet shqiptare.