Fondacionet për Shoqëri të Hapur njoftuan sot se planifikojnë të dhurojnë 1,500,000 dollarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale— një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500 teste në ditë.
“Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendës kryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. “Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë.”
Ky grant i njëhershëm emergjent është pjesë e angazhimit më të gjerë të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehtësuar efektet e pandemisë. Në prill, Fondacionet premtuan një investim prej 130 milion dollarësh për të luftuar shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Vetëm në Kosovë, Fondacioni ka shpenzuar rreth 600,000 dollarë për të ndihmuar komunitetet e ndjeshme, punëtoret jo-formalë dhe mediat e pavarura.
“Pandemia i ka zbuluar pikat e ndjeshme të sistemit tonë të shëndetit public dhe ka dërmuar ekonominë tonë,” deklaroi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. “Ne shpresojmë se rritja e kapaciteteve testuese do të ndihmojë institucionet e Kosovës në menagjimin e krizës shëndetësore dhe do të kontribuojë në hapjen e sigurtë të ekonomisë.”
More Events On This Thematic Area
Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë
Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë” do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës...
Në ndërtim e sipër
Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të...
Fondacionet për Shoqëri të Hapur shënojnë 30-vjetorin e pranisë në Kosovë
Të enjten, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka shënuar përvjetorin e tridhjetë të Fondacioneve për Shoqëri...