Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike – Takime në qytete

Date November 16, 2018 - November 16, 2018

Featured Image

Në kuadër të projektit “Informimi dhe roli i qytetarëve në nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi”, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizatat Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike, janë duke organizuar një tur takimesh në disa qytete të vendit, kryesisht me të rinjtë, për të diskutuar mbi përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, po diskutohet roli që duhet të luajnë qytetarët, për të nxitur vazhdiminë e procesit të reformimit të drejtësisë.