Konsorciumi i udhëhequr nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL), pjesë e së cilit janë gjithashtu Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Center for Legal Empowerment (CLE), ka filluar projektin e tij tre-vjecar “Gjyqësori në fokus” përmes kontratës së financimit nga Delegacionit i BE-së në Shqipëri në përgjigje të Thirrjes së tij me referencë “EuropeAid/174080/DD/ACT/AL-1 ”Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në fushat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.”. Në këtë kuadër, projekti i ISPL/OSFA/CLE i përgjigjet fushës prioritare ‘Drejtësia’, e adresuar përmes Lot-it 1 – Mbështetje për OSHC-të në fushat Qeverisje e Mirë dhe Sundimi i Ligjit. Projekti synon të aftësojë OSHC-të shqiptare dhe aktorë të tjerë të interesuar për të kryer në mënyrë profesionale monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit shqiptar në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare.
Për më shumë informacion në lidhje me këtë projekt, ju lutem klikoni http://ipls.org/projekte/judiciaryunderspotlight/ .