Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i përbërë nga Admovere; Demokracia për Zhvillim (D4D); Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS); Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA); Çohu; Qendra për Arsim e Kosovës (KEC); Qendra për Kurajo Politike (CPC), të shqetësuar për shkeljet e vazhdueshme si dhe dhe mosgatishmërinë e institucioneve arsimore për ndërmarrjen e masave, organizon të mërkurën, më datë 4 dhjetor 2019 marsh protestues me kërkesën “Veting në Arsimin e Lartë!”.
Të vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin e etikës dhe integritetit akademik KITU është jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimet e Këshillit të Etikës së UP-së, lidhur me denoncimet e partnerëve të koalicionit ADMOVERE dhe ORCA, me të cilat vendime amnistohet plagjiatura dhe mashtrimi akademik. Përgjigjet e Këshillit të Etikës se nuk kanë mandat e as mundësi profesionale për t’i shqyrtuar denoncimet janë të papranueshme për Koalicionin dhe si të tilla konsiderohen joetike.
Si organizata të shoqërisë civile konsiderojmë se tashmë për dy vite me radhë i kemi shtjerrë të gjitha mjetet institucionale të adresimit të problemeve përmes raporteve, tryezave, kampanjave, takimeve e formave të tjera. Mungesa e seriozitetit nga ana e Universitetit na bën që tani të përdorim mjete tjera demokratike, prandaj më 4 dhjetor 2019 ftojmë të gjithë qytetarët, studentët, organizatat studentore, organizatat e shoqërisë civile që të bashkohen në marshin me kërkesat për:
1. Krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave;
2. Krijimin e komisionit për verifikimin e titujve akademikë.
More Events On This Thematic Area
Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë
Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë” do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës...
Në ndërtim e sipër
Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të...
Fondacionet për Shoqëri të Hapur shënojnë 30-vjetorin e pranisë në Kosovë
Të enjten, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka shënuar përvjetorin e tridhjetë të Fondacioneve për Shoqëri...