KONKURSI I TRIPLE HELIX NË SHQIPËRI – ORGANIZUAR NGA OECD

Date January 29, 2016 - January 29, 2016

Bashkohuni me ne për ceremoninë përfundimtare dhe ndarjen e çmimeve të konkursit Helix Triple në Shqipëri më 9 shkurt! 

Të martën, më 9 shkurt 2016 në ora 13:00 tek Instituti Harry Fultz, Tirane. 

Prezantimet përfundimtare të projektit dhe Ceremonia e marrjes së cmimeve. Dëshironi të dini më shumë për idetë më inovative dhe projektet në Shqipëri?  A e dini se kompanive ju rritet produktiviteti me 43% pas futjen së një produkt të ri, dhe deri në 67% per risite e përdorura në marketing dhe organizim? Partnerë në këtë konkurs:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizëm, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë & Agjencia e Zhvillimit të Investimeve Shqiptare AIDA

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) – Programi Rajonal i Evropës Juglindore po organizon një Ceremoni përmbyllëse të Konkursit Triple Helix në Shqipëri, për prezantimin e projekteve më të mira inovative gjatë një tryeze bufe ko do të shkëmbehen pikëpamjet dhe idetë.

Nisur në 2015, Konkursi ishte një risi e madhe per eko-sistemin shqiptar ku moren pjese më shumë se 25 përfaqësues të institucioneve private, publike dhe akademike marrë së bashku, per të zhvilluar ide dhe modele të partneritetit, OECD mbështeti iniciativat e tyre! Ejani dhe të mësoni në lidhje me disa prej tyre!

Pjesëmarrja në këtë event do të japë mundësinë të takoni zyrtarë të qeverisë, akademikë, donatorë dhe përfaqësues të sektorit privat dhe mundësi për të mësuar në lidhje me idetë më të fundit inovative  që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri. Aplikantët në listën e ngushtë te konkursit, së bashku me partnerët e tyre, do të paraqesin idetë e tyre të cilat mund të sjellin projekte inovative përmes konsorciumeve të biznesit, aktorëve akademike dhe sektorit publik. Përmes këtij projekti OECD synon të mbështesë qeverinë Shqiptare në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkepunimin biznes-akademi-qeveri per te zhvilluar  inovacionin, dhe te ndihmoje kompanitë shqiptare të kuptojnë dhe të korrin përfitimet e njohurive komercialiste dhe akademike  per të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre kërkimor. Ne do të jemi të kënaqur të merrni pjesë në këtë event, për të dëgjuar pikëpamjet e pjesëmarrësve të konkurrencës dhe e anasjellta/ ato me tuajat! Informacion i mëtejshëm mbi projektin dhe detajet në lidhje me aplikimet më të mira mund të gjenden në rendin e ditës.

Mos hezitoni të kontaktoni Z. Panagiotis Barkas / Panajot Barka (Panagiotis.Barkas@oecd.org) për çdo informacion të mëtejshëm.

Shpresojmë t’ ju takojme në Tiranë!

PARTNERËT ORGANIZATIVE:

OFIÇINA – Entrepreneurship & Innovation Lab

Harry Fultz Institute

Open Society Foundation for Albania   

Bashkë-financuar nga Bashkimi Europian