Në datën 13 dhe 14 korrik 2016, në fshatin Valbonë, u organizua takimi me grupin e grave fermere të fshatrave Ragam, Valbonë dhe Dragobi. Në takim morën pjesë gratë e përfshira në projekt, koordinatori i projektit, eksperti i këshillimit, lehtësuesi dhe të tjerë.
Qëllimet e takimit ishin:
- Prezantimi i projektit për gratë pjesëmarrëse në projekt
- Strukturimi i grupit të grave të projektit
Gjatë këtij sesioni u prezantua informacion lidhur me:
- organizatën zbatuese dhe atë financuese të projektit,
- zonën dhe periudhën e implementimit të projektit,
- grupin kryesor të grave i tentuar nga projekti,
- qëllimin, objektivat dhe rezultatet e projektit,
- u prezantua kalendari i aktiviteteve për çdo muaj deri në fund të projektit, aktorët dhe ndërveprimi midis tyre.
Prezantimi i projektit u pasua nga diskutimet e grave pjesëmarrëse, të cilat vlerësuan rëndësinë e projektit. Ato u përqendruan mbi nevojat e tyre dhe pritshmëritë në kuadër të projektit që do të çojnë në aritjen me sukses të objektivave dhe qëndrueshmërinë e projektit.