Qendra “Res Publica” nën mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros është duke implementuar projektin “Ndihmë juridike në interes publik për individë dhe grupe interesi në nevojë” me synimin për të mundësuar akseksin në drejtësi nëpërmjet dhënies së ndihmës juridike në interes publik pa pagesë për grupe të ndryshme identitare, kategori në nevojë dhe individë, duke promovuar barazinë e të drejtave për të gjithë.
Gjatë zbatimit të projektit ndihma juridike pa pegesë e kësaj qendre iu ofrua individëve në nevojë, sindikatave dhe grupimeve të profesionistëve, banorëve të zonave të dëmtuara nga veprimtari të rrezikshme, personave të diskriminuar padrejtësisht në punë. Më konkretisht Qendra “Res Publica” u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të viktimave të Gërdecit, të drejtat e të dëmtuarve të komunës Zharrëz dhe ato të punonjësve të “Albpetrolit”.
Në fokusin e kësaj qendre ka qenë gjithashtu rritja e përgjegjshmërisë së organeve shtetërore dhe realizimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.Një aspekt i së drejtës në të cilin Qendra “Res Publica” është përqendruar është ai i aksesit në gjykatë.
Për të përfituar nga kjo ndihmë juridike pa pagesë, ju lutemi të kontaktoni me Qendrën “Res Publica” në adresën: Rruga “Thanas Ziko”, Pall. 65/1, Sh. 3, Ap. 9, Tiranë.
Për të mësuar më shumë rreth profilit të Qendrës “Res Publika”, shfletoni fletë palosjen, ndërsa për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë së saj.