Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të mbahet panel diskutimi: Under Construction i organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Diskutimi është i ndarë në tre panele: “Rreth marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të tij”, “Rreth aktivizmit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes qytetare” dhe “Rreth ngjashmërive dhe dallimeve”, pas së cilave do të hapet diskutim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.
Përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze është i siguruar.
Programin e diskutimit mund ta shkarkoni këtu.
Paneli i diskutimit është rezultat i njëmbëdhjetë projekteve të bashkëpunimit të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të veriut dhe jugut të përkrahura gjatë vitit 2017 nga KFOS. Publikimi “Under Construction”, i cili do të jetë në dispozicion gjatë panel diskutimit, është përmbledhje e përshkrimeve të shkurta të këtyre projekteve.
Në fillim të diskutimit do të shfaqet filmi dokumentarë: Lëviz dhe shtyj i realizuar nga “Omonia” i cili gjithashtu është rezultat i këtyre njëmbëdhjetë projekteve. Versionin njëminutësh (trailer) mund ta shihni më poshtë.
More Events On This Thematic Area
Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë
Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë” do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës...
Fondacionet për Shoqëri të Hapur shënojnë 30-vjetorin e pranisë në Kosovë
Të enjten, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka shënuar përvjetorin e tridhjetë të Fondacioneve për Shoqëri...
OSF dhuron 100,000 teste për COVID-19 institucioneve të Kosovës
Në një recepcion ceremonial, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur shënoi donacionin e 100,000 testeve për COVID-19 për...