Përfundimi i Projektit “Aktivizmi rinor për ndryshim social 2016

Date December 25, 2016 - December 25, 2016

Featured Image

Projekti “Aktivizmi rinor për ndryshim social” ka nisur në vitin 2015 dhe është zbatuar për të dytin vit rradhazi përgjatë 2016 me synim fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve shqiptarë drejt aktivizimit. Projekti ka si fokus kryesor përmirësimin e pushtetit vendor dhe aktivizmi i të rinjve ngrihet mbi kompetencat e këtij pushteti në 4 fusha: transpararenca në nivel vendor, kultura, mjedisi dhe mbrojtja e konsumatorit. 

Në muajin shkurt 2016 u publikua në median sociale dhe në faqen e Fondacionit thirrja për aplikime për aktivistë nga e gjithë Shqipëria nga ku u përgjodhën 25 të rinj të moshës 20-30 vjeç nga Tirana, Preza, Vora, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Pogradeci, Librazhdi, Ura Vajgurore dhe Fieri. Ky projekt ka parë me interes aplikantët nga qytete të vogla në të cilat veprimtaria rinore është e fjetur apo nuk merr mbështetjen e duhur nga pushteti vendor.

Përgjatë dy muajve të parë aktivistët u trajnuan për të ngritur kapacitetet e tyre mbi: a) aspektet ligjore për vetqeverisjen vendore/mjedisin/kulturën/mbrojtjen e konsumatorit dhe ligjin “Për të drejtën e informimit”, funksionimin e të cilit projekti po e monitoron prej dy vitesh në disa bashki të Shqipërisë përmes disa kërkesave për informacion që janë dërguar nga aktivistët; b) reformën administrative-territoriale e cila i hapi rrugën edhe krijimit të bordeve rinore këshillimore pranë bashkive duke rritur presionin për transparencë; c) përdorimin e videos si tendencë e kohës ku aktivisti duhet të pasqyrojë të vërtetën duke dokumentuar kauzat për një reflektim real të ngjarjeve. Trajnimet u realizuan nga ekspertë të fushave të ndryshme me një formim aktivizmi në kauza publike.

Pas mbylljes së ciklit të trajnimeve, çdo aktivist hartoi planin e tij të punës dhe e vuri në zbatim përmes aktiviteteve të ndryshme në terren për periudhën Qershor-Dhjetor 2016. Ҫështjet mbi të  cilat u ngritën këto aktivitete ishin: rritja e angazhimit të të rinjve nga Durrësi ndaj problemeve të hasura në raport me pushtetin vendor, transparenca / Qendra Rinore Prezë / Mospërfshirja e të rinjve në vendimmarrje; rikthimi i shkollës 9-vjeçare në një qendër komunitare në Marqinet; angazhimi i individëve me aftësi ndryshe për të ndihmuar në rritjen e aksesit dhe përfshirjes në jetën social-kulturore, institucionet dhe burimet e qytetit Tiranë; vëmendje për monumentin e Kulturës “Radio Tirana”; nisma “Jam Gjanica” #shpëtolumin; mbrojtja e konsumatorit vulnerabël në Kamëz,  Save the river Osum etj.

Ndër aktivitetet që karakterizuan këto fushata përmendim:

  • Fushatë advokimi duke përdorur të drejtën për informim: a) bashkisë Vorë në lidhje me rehabilitimin e fushës së sportit në fshatin Ahmetaq, në njësisë administrative Prezë; b) bashkisë së Tiranës në lidhje me planin e saj vendor për monumentin e Radio Tiranës; c) bashkisë së Tiranës në lidhje me kushtet e ofruara nga transporti publik për fëmijët PAK dhe të tjera kërkesa në lidhje me buxhetin për të rinjtë në Durrës apo për njohjen zyrtare të bordeve rinore të ngritura në Vorë dhë Pogradec, etj.  
  • Vlerësimi i nevojave në komunitetin rinor të Durrësit dhe 300 banorëve të strehuar në konviktet e Institutit të Kamzës, rezultatet e të cilave janë përdorur për të formuluar kërkesat pranë Bashkive dhe për të rritur forcën llogari-kërkuese të qytetarëve.
  • Mbledhjet e Këshillit Bashkiak gjatë vitit 2016 janë ndjekur nga aktivistët e Urës Vajgurore dhe Librazhdit ku vazhdon të ngrihet zëri për rehabilitimin dhe mbrojtjen nga ndotja e lumenjve Shkumbin dhe Osum. Aktivitete të tjera si shpërndarja e fletëpalosjeve, pastrime vullnetare, takime me komunitetin dhe përfaqësues të bashkisë janë zhvilluar në këto dy qytete.
  • Fushata ndërgjegjësimi për të drejtën e informimit janë ndërmarrë disa herë në disa qytete me qëllim informimin e publikut për të ushtruar këtë të drejtë.
  • Klasa arti falas janë zhvillur për disa muaj për fëmijët PAK në mënyrë që të integrohen me pjesën tjetër të shoqërisë jasht mureve të Insitutit.
  • Shkolla 9-vjeçare në Marqinet do të kthehet në një qendër komunitare dhe do të funksionojë mbi baza vullnetare për të angazhuar të rinjtë dhe banorët e zonës në aktivitete të ndryshme.
  • Janë kryer investigime, kërkime në arkiva, filmime dhe intervista për çështjen e lumit Gjanica ku një dokumentar i dytë dhe ekspozitë nga një aktiviste do të sjellë së shpejti në vëmendje ndojtjen jo vetëm të lumit por dhe pasojat për qytetin.
  • Çështja e lumenjve është ngritur edhe në disa shkrime në portalet online: Ballshi, qyteti depresiv, Shpëtoni lumin Osum, Të rinjtë nga Librazhdi bashkohen për të mbrojtur lumin e tyre,  

Për më shumë informacion mbi aktivizimin e të rinjve përgjatë këtij projekti na ndiqni në faqen e Facebookut ose në faqen e Youtube, ose duke ndjekur grupet më aktive të të rinjve:  

1. Bordi Rinor Këshillimor Pogradec

2. Aktivistët e Librazhdit

3. Aktivistët e Prezës

4. Aktivistët e Shkodrës

5. Aktivistët e Tiranës

6. Aktivistët e Durrësit

7. Aktivistët e Vorës