EU Policy Hub në partneritet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë me mbështetjen e European Fund for the Balkans zbatoi projektin ‘Ballkani Perëndimor dhe Procesi i Berlinit’ përgjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2017.
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të vlerësonte shkallën e reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, objektivat specifikë ishin: 1) vlerësimi i efekteve të Procesit të Berlinit tek gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përsa i përket procesit të integrimit në BE, bashkëpunimit rajonal, dhe progresi i arrirë në sferat përkatëse; 2) kryerja e aktiviteteve monitoruese përsa i përket RYCO-s, mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe agjendës së konektivitetit; 3) advokimi për përfshirje strukturore të OJF-ve në procesin politikëbërës në nivel kombëtar dhe rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rezultatet e pritshme të projektit janë:
- Rezultati 1: Dokument politikash rajonal mbi zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë përsa i përket bashkëpunimit rinor, ndërlidhjes infrastrukturore dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe. Gjithashtu, do të hulumtohet në detaje pjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë fushë. Dokumenti i politikave do të përfshjë rekomandime të targetuara. Publikimi i parë: Procesi i Berlinit. Çfarë funksionoi dhe çfarë jo? Dhe pse?
- Rezultati 2: Dokument politikash rajonal që vlerëson efektet e Procesit të Berlinit në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket procesit të integrimit në BE dhe bashkëpunimit rajonal midis shteteve. Dokumenti i politikave do të përfshijë rekomandime të targetuara. Publikimi i dytë: Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0
- Rezultati 3: Organizimi i tre aktiviteteve advokimi me aktorët kryesorë në tre vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në rekomandimet e projektit.
Partnerët e projektit: Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, EU Policy HUB dhe rrjet informal studiuesish nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Audienca kryesore e targetuar e projektit përfshin: i) Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së në të përfshira në Procesin e Berlinit; ii) Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor që fokusohen tek procesi i integrimit në BE, bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi rinor; iii) Organizatat rajonale të Evropës Juglindore; dhe iv) Institucionet e BE-së që merren me politikën e zgjerimit dhe me vendet e zgjerimit në fushat e mbuluara nga Procesi i Berlinit.
