Përfundon projekti ‘Koalicioni qytetar për monitorimin e progresit të Shqipërisë në fushën e integrimit europian 2015’

Date December 23, 2015 - December 23, 2015

Featured Image

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung zyrën për Shqipërinë, themeluan gjatë vitit 215 Forumin e Politikave të Integrimit (EU Policy HUB) i cili angazhon profesionistë të rinj që do të kontribuojnë në krijimin e sinergjive për integrimin e vendit në BE, nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të një strukture ku do të promovohet, monitorohet dhe të ndikohet në ecurinë e proçesit të integrimit evropian. Forumi synon të krijojë një konsorcium donatorësh që mbështesin nismën si dhe të një koalicioni OJF duke marrë përsipër organizimin dhe funksionimin e këtyre strukturave në funksion të një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh që monitorojnë progresin e integrimit të Shqipërisë. Forumi përbëhet nga 30 ekspertë dhe kërkues të rinj në fushën e integrimit europian, 5 prej tyre studiojnë ose bëjnë punë kërkuese jashtë Shqipërisë duke krijuar kështu mundësinë e një network-u rajonal dhe akses në një bibliografi të specializuar të përditësuar. Mbi bazën e nevojave të forumit është hartuar plan veprimi i cili përfshin ndërhyrje të karakterit ngritje kapacitetesh dhe rrjetëzim.

Disa nga aktivitetet kryesore përgjatë 2015 ishin:

  • Hartimi i një plani strategjik 2016-2019 i Forumit i cili është një dokument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tij në plan afatgjatë ku parashikohet edhe regjistrimi i tij me status ligjor.
  • Forumi ka ngritur kapacitetet e anëtarëve të saj përmes trajnimeve me ekspertë ndërkombëtarë si dhe ka siguruar bashkëpunime me institucionet kombëtare dhe europiane përgjegjëse për proçesin e integrimit,
  • Janë realizuar takime të rëndësishme për të formalizuar Forumin dhe advokuar për përfshirjen e tij në realizimin e prioriteteve të Integrimit me disa aktorë si: me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Znj. Vlahutin, me ambasadorin e Austrisë z. Thomas Schnöll, me kryetaren dhe nën kryetarin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu dhe z. Taulant Balla, me raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Z. Knut Fleckenstein etj.
  • Forumi aplikon një strategji komunikimi e cila do të lejojë një informim dhe pjesëmarrje më të gjërë publike në procesin e integrimit në BE.
     

Për të ndjekur më shumë aktivitetet e Forumit ndiqni faqen e tyre në Facebook.