Përmbyllet procesi i thirrjes së hapur për grante nacionale

Announcement

Date July 25, 2023 - July 25, 2023

Featured Image

Pas një procesi të gjatë dhe rigoroz shqyrtimi, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, KFOS, ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së projekteve fituese nga thirrja e hapur për aplikim për grante. Në thirrjen e hapur nga 16 maji deri me 12 qershor 2023, Fondacioni ka pranuar një numër rekord prej 80 aplikimesh me projekte në tri fusha: integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal; tranzicionin e drejt energjetik, dhe transformimin digjital.

Të gjitha aplikimet që kanë arritë me kohë ne adresën e Fondacionit  janë analizuar me kujdes dhe në bazë të kritereve dhe prioriteve të listuara në thirrje. Duke pasur parasysh kufizimin e mjeteve të disponueshme dhe konkurrencën e lartë, pesë projekte janë përzgjedhur për mbështetje me grant nga Bordi i Drejtorëve të Fondacionit. Këto janë:

  1. Jakova Innovation Center – Fuqizimi i të rinjve përmes inteligjencës artificiale: Shfrytëzimi i perspektivave të krijimit të vendeve të punës në Kosovë  (€24,916.5) 
  2. Kosovo Glocal – Përtej energjisë: Përforcimi i zërave për një tranzicion të gjelbër (€25,000.00) 
  3. Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA – Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Digjitalizimit (€24,908.4)
  4. Balkan Green Foundation – SolarCollab: Tranzicioni i energjisë i udhëhequr nga të rinjtë (€25,000.00)
  5. 7Arte – Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme  (€25,000.00)

Këto projekte u dalluan për shkak të zgjidhjeve të tyre inovative dhe përputhjen me objektivat strategjike të Fondacionit, duke pasur potencialin për ndikim ndryshues në fushat e tyre respektive.