Pjesëmarja e Komunitetit në Vendimarrjen e Arsimit Përmes Ligjit të Ri

Date December 13, 2013 - December 13, 2013

Fushata e informimit për ligjin e arsimit synon njohjen e prindërve, mësuesve dhe komunitetit me mundësinë që ofron ligji i ri për pjesëmarrjen e prindërve dhe mësuesve në emërimin e drejtorit të shkollës dhe mësuesit të ri në të gjitha shkollat publike të vendit. Për t’u njohur me ligjin e arsimit parauniversitar, klikoni këtu.

Për t’u njohur me udhëzimin e ministres së Arsimit dhe Sportit për mënyrën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të shkollës, klikoni këtu.

Për t’u njohur me udhëzimin e ministres së Arsimit dhe Sportit për mënyrën e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të shkollës, klikoni këtu.

Për t’u njohur me udhëzimin e ministres së Arsimit dhe Sportit për mënyrën e pranimit dhe largimit nga puna të mësuesit, klikoni këtu.

Prindër, mësues dhe anëtarë të komunitetit, ju ftojmë të merrni pjesë në jetësimin e këtij parimi të ri, i cili, nëse zbatohet drejt, do t’ju pajisë me fuqinë e duhur për të ndryshuar shkollën dhe mjedisin ku mësojnë fëmijët.