Premierë dokumentari “ROMING – no network”

Date April 29, 2015 - April 29, 2015

Featured Image

ROMING një udhëtim ekspozues i një copëze të historisë të një segmenti periferik në shoqërinë shqiptare, atë të ROMëve Shqiptarë.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka kënaqësinë tju ftojë në premierën e dokumentarit “ROMING – no network”, me regji të Elton Baxhaku dhe Eriona Çami.

Kjo është historia e rrëfyer nga anëtarët e komunitetit Rom mbi të shkuarën dhe bashkëkohësinë. Romi shqiptar si një qënie në përpjekje të vazhdueshme për tu lidhur me botën që e rrethon por që shpeshherë mbetet pa përgjigje, ndaj dhe skaji bëhet bota e tij. Njerëz që kanë qenë gjithmonë aty por pothuajse gjithmonë të padukshëm. 

Premiera në dt. 29 Prill, ora 18:00 në Kinema Milenium. 

Hyrja e lirë.

English subtitles provided