Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP shpalli në datë 16 MAJ 2015 gjetjet e Vlerësimit Tematik mbi vonesat në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore. Për të dytin vit rradhazi, INFOÇIP monitoroi dorëzimin e vendimeve në gjykatat më të mëdha shqiptare.
Për të realizuar të gjitha vlerësimet për vitin 2014, INFOÇIP disponoi dhe përpunoi 15235 vendime gjyqësore. Për të dytin vit rradhazi, mbështetja për këtë monitorim u ofrua nga OSFA (Fondacioni SOROS).
Objekt vlerësimi për vitin 2014 kanë qenë Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, Tiranë, Gjykata e Faktit, Tiranë dhe Gjykata e Faktit Durrres. Për herë të parë, vlerësimi u ndërmor për Gjykatën Administrative e Apelit, e vetme në llojin e saj, si dhe për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë. Kjo e fundit është edhe më e rëndësishmja ndër 6 gjykatat e vendit.
Rezultatet e monitorimit.