Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë me mbështetjen e LevizAlbania ka filluar projektin ‘Civic inovation Lab Centre’ i cili po zbatohet nga akseleratori Oficina. Kjo qendër ka për qëllim përmirësimin e kushteve të përdorimit të teknologjisë së informacionit për shoqërinë civile, individë pjesëmarrës në përmirësimin e demokracisë vendore dhe OJF-ve të vendosura në territorin e Shqipërisë.
CILC do të ofrojë fillimisht përdorimin e platformave të software të kompanisë Google, si G Suite, You Tube etj, për ti ardhur në ndihmë organizatave të përmbledhin, procesojnë dhe prezantojnë informacionin që gjenerojnë në një mënyrë sa më të saktë. Gjtithashtu, qendra për inovacion, CILC nëpërmjet Oficines, do të organizojë disa trajnime me temë ‘NET4Local Democracy’ dedikuar rolit të mediave sociale dhe portaleve, në zhvillimin e demokracisë vendore dhe avancimin e përdorimit të tyre për zhvillimin e nismave të ndryshme civile.
Cilc.al do të shërbejë si platformë informacioni për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimet e hapura që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe dhe do të ofrojë regjistrimin pa kosto për marrjen e licencave për përdorimin e software-ve nga kompani si Google, Microsoft dhe materialeve të nevojshme nga organizata të tjera të shoqërisë civile.
Ojektivat e trajnimeve:
- Krijimi i akseseve të duhura për torganizatat e shoqërisë civile dhe individëve për të gjetur burimet e nevojshme për zbatimin e zgjidhjeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit;
- Zhvillimn e kapitaleve njerëzore në organizata duke përdorur burimet e ofruara nga platformat e Google for Nonprofit nëpërmjet trajnimeve dhe konsulencës aktive;
- Familjarizimi me world wide web dhe rrjetet sociale për përdorimin e tyre në ndihmë të projekteve të shoqërisë civile; dhe
- Të ndihmojë organizatat të krijojnë eksperienca dhe ndërlidhje me individë dhe organizata të cilët punojnë në të njëjtën fushë dhe aktivitet.
Platforma Google for Nonprofit do të ofrojë:
- G Suite for nonprofits do ti mundësojë organizatave të ndërtojnë dhe shpërndajnë materialet e tyre në kohë reale me këdo pa pasur nevojën të blejnë produkte softuerike;
- Google Ad Grants organizatat dhe individët e regjistruar në platformë do të kenë mundësinë të ndërtojnë reklama në formatin tekst për të përfituar hapësirë promovimi në Google Search në një vlerë maksimale prej 10,000 USD;
- YouTube Nonprofit Program organizatat dhe individët do të kenë mundësi të shpërndajnë videot dhe mesazhet e tyre nëpërmjet platformës për të arritur prani maksimale në komunitetet ku operojnë;
- Google Earth Outreach organizatat do të sjellin historitë e tyre nëpërmjet hartave dhe detajeve nga vendodhja gjeografike.
Për detaje të metejshme rreth projektit vizitoni faqen cilc.al ose Oficina ose na kontaktoni në faqet tona ne Facebook.