Prezantohen gjetjet e Raportit “Raportimi i korrupsionit në median audio-vizive dhe të shkruar”

Date April 16, 2015 - April 16, 2015

Featured Image

Në datë 16 Prill 2015, Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania prezantoi gjetjet e Raportit “Raportimi i korrupsionit në median audio-vizive dhe të shkruar” – financuar nga OSFA në kuadër të Programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”. Ky raport vlerëson natyrën dhe tipologjinë e raportimit të medias shqiptare mbi korrupsionin, si dhe përputhjen e tyre me parimet bazë të gazetarisë. 

Gjetjet e këtij raporti monitorimi kanë për qëllim:

– Të përdoren si material referencë për të ndihmuar aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në zhvillimin e medias në Shqipëri, sindikatat e gazetarëve, si dhe gazetarët dhe redaktorët, për të ndërmarrë projekte dhe veprime që do të rrisin cilësinë dhe sasinë e raportimeve mbi korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe efikasitetin e politikave antikorrupsion.

Raportin e Plotë në shqip dhe anglisht e gjeni më poshtë.