Projekti ‘Bashkitë për në Evropë’, është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyrë të BE që do të jetë edhe pika e referencës në çdo bashki, jo vetëm për punonjësit e administrative vendore, por edhe për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit në nivel vendor.
Në proçesin e funksionimit të Këndeve të BE, këta të fundit kthehen në bashkëpunëtorin më të ngushtë të projektit, duke pasur dy funksione brenda tyre:
- Forcimi i kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithja e fondeve evropiane mbi bazë projektesh.
- Të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre, në lidhje me informimin mbi BE-në.
Objektivi i përgjithshëm i projektit: Forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe informimi i qytetarëve shqiptarë dhe administratatave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj.
Qëllimet e projektit
- Të mbështesë konsolidimin dhe fuqizimin e qeverisë vendore në Shqiperi, në kontekstin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020;
- Të ndihmojë të gjitha bashkitë e Shqipërisë në krijimin e një ndërveprimi efektiv midis BE-se dhe Zyrave vendore të BE -së / Këndet e BE-së në secilën bashki në Shqipëri, si dhe më pas në manaxhimin efikas të tyre;
- Të rrisë njohuritë për Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit “IPA” si dhe fondet e tjera kryesore të BE-së të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët shqiptarë, nëpërmjet historive të suksesit nga projekte konkrete;
- Të rrisë kapacitetet e palëve të interesuara në nivel vendor me qëllim përfitimin nga fondet IPA apo edhe nga fondet dhe programet e tjera kryesore të BE-së, të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët shqiptarë, nëpërmjet trainimeve që fokusohen në: konceptimin, ideimin dhe shkrimin e projekt propozimeve, si dhe proçedurat e aplikimit.
- Të rrisë njohuritë mbi politikat, objektivat, prioritetet, institucionet, programet dhe perspektivën e Bashkimit Evropian, si dhe të sqarojë mitet apo konceptet e gabuara në lidhje me proçesin e anëtarësimit në BE;
- Të rrisë kapacitetet e pushtetit vendor për ta marrë, kuptuar dhe përhapur informacionin që ka të bëjë me BE-në, dhe veçanërisht jo vetëm atë që ka lidhje me publikun, por dhe atë që ka për destinacion administratën e vetë bashkive;
- Të rrisë ndërveprimin dhe koordinimin me strukturat e ndryshme të informacionit dhe palët e tjera të interesuara, në veçanti me Rrjetin e Informimit të BE-së “Zyrat e Informimit të BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë”, Projektin TACSO dhe vendet anëtare të BE-së, në lidhje me ofrimin e informacionit rreth BE-së dhe proçesit të integrimit në BE.
Projekti zbatohet nga EPRD (Poloni); ICE (Belgjike); EuroPartners Development (Shqipëri) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Për më shumë informacion lidhur me projektin vizitoni faqen e internetit: www.bpe.al dhe/ose kontaktoni drejtuesen e projekit në jolanda.trebicka@bpe.al