Projekti Tre A për Qytetarët Aksesi në Informacion, Këshilla dhe Ndihmë Aktive

Date December 7, 2016 - December 7, 2016

Featured Image

Projekti Tre A për Qytetarët Aksesi në Informacion, Këshilla dhe Ndihmë Aktive / Triple A for Citizens Access to information, Advice and Active help

Projekti Tre A për Qytetarët / Triple A for Citizens u zbatua përgjatë periudhës Mars 2015 deri në nëntor 2016 në kuadër të programit të Partneritetit të Komisionit Evropian për organizatat e shoqërisë civile. Projekti bazohet në parimin që secili ka të drejtën të informohet për të drejtat e tyre.

Objektivat e projektit
Projekti filloi në dhjetor 2012 dhe që atëherë, ai ka ofruar ndihmë, këshilla dhe informacion falas për mijëra qytetarë në Ballkanin Perëndimor (Kroaci, Bosnje dhe Herzegovinë, Serbi, Kosovë) dhe Turqi. Në mars të vitit 2015, projekti hyri në fazën e dytë dhe zgjeroi shërbimet e tij në tre vende të tjera në rajon: Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi. Projekti ka një fokus më të madh në avokimin në të gjitha vendet në këtë fazë, me qëllimet kryesore që janë:

  • Advokimi tek politikëbërësit për rëndësinë e shërbimeve të ofruara nga projekti dhe si mund të bëhet e mundur përmirësimi i legjislacionit për ndihmën ligjore dhe përmirësimi i informacionit për të adresuar boshllëqet dhe mangësitë kryesore në legjislacionin aktual.
  • Përmirësimi i zbatimit të legjislacionit aktual për ndihmën ligjore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
  • Rritja e fondeve për sektorin e ndihmës ligjore falas në secilin vend.
  • Nxitja e një mjedisi të qëndrueshëm për ofruesit e shërbimeve të projektit.

Projekti përbëhet nga një konsorcium prej 11 organizatave të shoqërisë civile të shpërndara në të gjithë Evropën. Konsorciumi është themeluar në vitin 2012 dhe që nga fillimi i tij, ai ka qenë vazhdimisht në rritje me shtimin e partnerëve të rinj. Konsorciumi përbehet nga European Citizen Action Service (ECAS) nga Belgjika, National Assocation of Citizens Information Services (NACIS) nga Irlanda; Association for Democratic Initiatives (ADI) nga Bosnje-Hercegovina; National Association of Citizens Advice Bureaux nga Rumania; Law Centres Network nga Mbretëria e Bashkuar; Association of Civil Society Development Centre (STGM) nga Turqia; Civil Rights Program in Kosovo (CRP/K) nga Kosova; Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM) nga Serbia; Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) nga Shqipëria; Macedonian Young Lawyers Association (MYLA) nga Maqedonia; Centre for Monitoring and Research (CeMI) nga Mali i Zi.

Për të mësuar më shumë mbi të gjitha organizatat ekzistuese që u ofrojnë qytetarëve informacion, këshillim dhe ndihmë juridike ose ndihmë aktive në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi mund të klikoni këtu. Për të mësuar informacion të dobishëm për gjendjen aktuale të shërbimeve të këshillave ligjore falas në nivel kombëtar në secilin nga vendet që mbulon projekti mund të klikoni këtu.

Në kuadër të projektit u financuan nëpërmjet nën-grantimit projekti “Empowering Justice: Promoting citizens’ access to justice” i zbatuar nga Qendra Res Publica dhe projekti ‘Promovimi i fuqizimit ligjor të qytetarëve shqiptarë’ zbatuar nga Shërbimi Ligjor Falas Tirana (TLAS).

Midis aktiviteteve të ndryshme të realizuara nga projekti u organizua në Tiranë në 3 Tetor 2016 Konferenca Kombëtare mbi “Aksesin në informacion, këshillim dhe ndihmë ligjore”. Për të mësuar më shumë mbi aktivitetin mund të konsultoni axhendën dhe fotot e aktivitetit.

Për të mësuar më shumë mbi projektin mund të ndiqni faqen e tij të internetit: www.tripleacitizens.eu. Faqja paraqet një bazë të dhënash të azhurnuara rregullisht dhe hartën e organizatave ekzistuese që u japin qytetarëve informacion, këshillim dhe ndihmë juridike ose ndihmë aktive, një seksion publikimesh dhe lajmet më të fundit në lidhje me projektin.

Ju ftojmë të lexoni publikimin “Access to Justice: Provision of Information, Advice And Free Legal Aid in Albania” duke klikuar këtu.