MITROVICË E VERIUT, 31 maj – Seminari regjional me temën “Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor” i gjeneratës së tretë të Shkollës së Integrimeve Evropian u mbajt sot në lokalet e Qendrës së Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut.
Në seminar, në të cilin përveç vijuese të kësaj shkolle, morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal, të shoqërisë civile dhe mediave, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për integrime evropiane, diskutuan edhe Këshilltari i Lartë për Çështje Politike në Zyrën e BE-së në Kosovë Bojd Mekeni (Boyd McKechnie), u.d. i Drejtorit të Zyrës për Integrime Evropiane të Serbisë Ksenija Milenkoviq dhe Zëvendës Ministri i Kosovës për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi. Përveç përfaqësuesve të qeverisë, në kuadër të panelit morën pjesë edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxheliu, Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi Maja Bobiq me bashkëpunëtorë, përfaqësuesja e Institutit Evropian për Politika në Maqedoni Simonida Kaqarska, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Civile (KCSF) Venera Hajrullahu, Safet Gërxhaliu, president i Odës Ekonomike të Kosovës, Vladimir Megjak, bashkëpunëtor i Lëvizjes Evropiane të Serbisë, Koordinatorja e programit e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) Vera Pula, Drejtori Ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut Miodrag Miliqeviq dhe të tjerët.
Qëllimi i këtij seminari ishte shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe njohja më e mirë e proceseve të integrimeve evropiane, ndërsa në diskutimet në panele u shtjelluan temat vijuese: “Ballkani dhe BE sot”, “Bashkëpunimi regjional ekonomik” dhe “Integrimi Evropian – çfarë dobie kam unë nga kjo?”, komunikuan organizatorët.
Shkolla e integrimeve evropiane, e cila zhvillohet tash e tre vjet, është projekt i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Serbi dhe OJQ-në Aktiv në veri të Kosovës.
Shkolla është pjesë e konceptit “Reconnecting Mitrovica” të cilën e zbaton KFOS, dhe iu dedikohet nëpunësve të institucioneve publike dhe qeverive lokale, udhëheqësve dhe anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të mediave dhe sektorit afarist, si dhe studentëve në veri të Kosovës, me qëllim të avancimit të dijes dhe njohjes së proceseve të integrimeve evropiane, historikut dhe mënyrës së funksionimit të BE-së, procesit të përafrimit dhe anëtarësimit, instrumenteve dhe politikave të BE-së, etj.
Përveç seminarit në Mitrovicën e Veriut dhe jashtë saj, me programin e shkollës parashihen edhe vizita studimore në Beograd e Prishtinës, si dhe një seri e ligjëratave të hapura të ekspertëve dhe zyrtarëve eminent të BE-së, dedikuar opinionit të gjerë.
More Events On This Thematic Area
Kosovo’s Reform Agenda: the Gaps Between Planning and Implementation
As part of OSF-WB’s Ignita Initiative, the European Policy Institute Skopje (EPI) and its local partner in Kosovo, the...
Networking Event with Western Balkans EFA Scholarship Holders
Alpbach, August 22, 2024 – The Open Society Foundations – Western Balkans (OSF-WB) hosted an exciting networking event during...
Networking event: Balkans Convene – Pathways to Progress
Alpbach, August 23-24, 2024 – The Open Society Foundations – Western Balkans (OSF-WB) hosted “Balkans Convene: Pathways to Progress,”...