Shpërndarja e mjeteve të përpunimit të qumështit | Valbonë

Date July 15, 2016 - July 15, 2016

Featured Image

Në datën 15 Korrik 2016, u organizua shpërndarja për gratë e përfshira në projekt e mjeteve të  përpunimit të qumështit të tilla si enë pasterizimi dhe përpunimi të qumështit, format e djathit, kova inoksi për mjelje. 

Në takim ishin të pranishme 15 gratë fermere, familjarë të tyre, koordinatori i projektit, specialisti i këshillimit dhe përfaqësues nga fshati Valbonë.

Koordinatori i projektit, Z. R. Hoxha organizoi të gjithë aktivitetin në bashkëpunim me drejtuesen e grupit të grave. Specialisti i këshillimit Z. A. Mehmetaj i këshilloi/udhëzoi gratë fermere mbi funksionimin, praktikat e përdorimit të pajisjeve dhe rëndësinë e tyre në zinxhirin e prodhimit të produkte blegtorale të sigurta dhe cilësore.