Anketa e Buxhetit të Hapur (Open Budget Survey) e Partneritetit Ndërkombëtar të Buxhetit është instrumenti i vetëm global i pavarur, i krahasueshëm mbi transparencën, pjesëmarrjen dhe mbikëqyrjen e buxhetit. Anketa e Buxhetit të Hapur 2015 shqyrtoi 102 vende nga e gjithë bota, duke përfshirë Shqipërinë, për të vlerësuar se si qeveritë menaxhojnë financat publike. Për më shumë informacion lidhur me vlerësimin e Shqipërisë mund të klikoni në linkun.
Një nga rekomandimet kryesore të ngritura për Shqipërinë nga Anketa e Buxhetit të Hapur 2015 ishte mungesa e një broshure për Buxhetin e Qytetarëve. Këto broshura përgatiten për të paraqitur informacion kyç mbi financat publike për një audiencë të përgjithshme. Ato janë të shkruara në gjuhë të kuptueshme dhe përfshijnë elemente vizuale për të ndihmuar lexuesit jo të specializuar. Për më shumë informacion mbi eksperiencën e hartimit të Buxhetit të Qytetarëve në vendet e tjera mund të klikoni në linkun.
Për këtë qëllim OSFA ka mbështetur për të dytin vit radhazi hartimin e Buxhetit të Qytetarëve 2017 nën drejtimin e Prof. Arben Malaj (Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Ministrisë së Financave.
Krijimi i një kalendari dhe mekanizmave konsultimi gjatë gjithë vitit nga Ministria e Financave dhe ministritë e linjës, dhe publikimi i një buxheti të qytetarëve para miratimit të buxhetit nga parlamenti do të përmirësonte pjesmarrjen e shoqërisë civile, ekspertëve, dhe komunitetit të gjerë në proceset buxhetore për të monitoruar qeverinë si i përdor paratë publike.
Broshurën Buxheti i Qytetarëve 2017 mund ta gjeni më poshtë.