SQARIM NË LIDHJE ME FJALËN E Z. ANDI DOBRUSHI NË NJË AKTIVITET TË SOTËM

Date February 28, 2017 - February 28, 2017

Featured Image

Duke marrë shkas nga disa karakterizime të pasakta në media mbi fjalën e z. Andi Dobrushi në një aktivitet të ditës së sotme, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë bën sqarimin e mëposhtëm:

Forumi i Politikave të Integrimit ‘EU Policy Hub’ organizoi, në datën 28 shkurt 2017, prezantimin e studimit të fundit: “Diskursi i Integrimit Evropian në Shtypin e Shkruar Shqiptar”, i realizuar nga një grup kërkuesish të Forumit. Studimi bën një monitorim dhe analizim të katër gazetave kryesore në vend, mbi trajtimin cilësor dhe sasior të artikujve që lidhen me integrimin evropian përgjatë periudhës Janar–Qershor 2016.

Gjatë takimit u mbajt dhe një fjalë përshëndetëse nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Z. Andi Dobrushi. Ndryshe nga sa është raportuar në disa media, Z. Dobrushi nuk bëri asnjë koment mbi çështjen e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) në kuadrin e reformës në drejtësi. Ai ju referua shkurtimisht në fjalën e tij mbulimit mediatik të procesit të reformës në përgjithësi.   

Një përmbledhje të shkurtuar mbi gjetjet e studimit mund ta gjeni këtu, ndërsa informacion më të plotë në lidhje me të gjithë studimin e EU Policy Hub mund ta gjeni këtu.