Programi i Shëndetit Publik të OSFA, në kuadër të nismës për integrimin e shërbimit të Kujdesit Paliativ në sektorin publik, mbështet që nga viti 2013 nismën e hapjes së njësive të Kujdesit Paliativ pranë spitaleve rajonale të vendit përmes partnerëve kryesore, pioniere në fushën e KP në vend, Shoqatën Ryder Albania, Shoqatën Kombëtare për Kujdesin Paliativ dhe Qendrën “Mary Potter”.
Në këtë kuadër, në 8 Maj të këtij viti u zhvillua në hotel Mondial tavolina e rrumbullakët e cila kishte për qëllim sjelljen së bashku të aktorëve kryesorë, kryesisht përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, profesionistë dhe drejtues të pesë spitaleve rajonale të përzgjedhura në fazën e parë të zbatimit të projektit (Berat, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër), përfaqësues të organizatave lider në KP dhe përfaqësues të OSFA.
Qëllimi kryesor i takimit ishte formalizimi i ngritjes së strukturave të këtyre njësive përmes theksimit të urdhrit nr.1172/2 datë 19.03.2014), ndarjes dhe diskutimit të propozimit lidhur me organizimin dhe funksionimin e njësive si dhe rënia dakort mbi hapat që do të ndiqen më tej.