Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” ofron mbështetje për ngritjen e klubeve studentore dhe fton studentë/e (individë apo grupimeve informale) të universiteteve publike të aplikojnë në bazë të një koncepti i cili duhet të përmbajë:
- Qëllimin i nismës – (maksimumi 150 fjalë)
- Shtjellimin e idesë dhe profilit të klubit, evidentimi i problemit/eve dhe zgjidhjet potenciale, pse duhet mbështetur kjo iniciativë, grupet e synuara dhe përshkrimin e shkurtër të ndërhyrjes së propozuar (maksimumi 1000 fjalë).
- Aktivitetet që mendoni se mund të zhvilloni përgjatë vitit akademik 2021-2022. (maksimumi 500 fjalë).
Koncepti mund të ketë në fokus fakultetin në të cilin kryen studimet propozuesi ose universitetin përkatës (në këtë rast do të merret parasysh kapaciteti i grupit propozues).
Pas një vlerësimi nga një komision i specializuar do të zgjidhen një numër i kufizuar propozimesh për të cilat do të organizohen intervesita online me individët/grupet ideuese. Në përfundimt të procesit të vlerësimit do të përzgjidhen 4 koncepte fituese.
Pas përzgjedhjes së koncepteve fituese, grupet e studentëve do të mbështeten me trajnime për strukturimin e punës si dhe asistohen financiarisht për realizimin e aktiviteteve në praktikë.
Klubet Studentore mund të ngrihen mbi koncepte e tematika të larmishme në përputhje me interesat e studentëve, nevojave kontekstuale të njësive përkatëse (Departamente/Fakultete/Universitete) dhe profilit të tyre të formimit akademik.
Aplikimet pranohen deri ne dt. 17 Shtator 2021, ora 23:59. Për informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në adresën pyetje@osfa.al .