Tryezë e rrumbullakët për diskutime mbi projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

Date December 20, 2013 - December 20, 2013

Location Albania

Featured Image

Më datë, 18.12.2013 Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizoi një tryezë për të mbledhur komente e sugjerime mbi projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Në tryezëishin të ftuar organizata të shoqërisë civile, përfaqësues ngapërfaqësitë e organizatave ndërkombëtare dhe delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë.

Në panelin kryesor merrnin pjesë znj. Milena Harito, Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, z. Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, znj, Eralda Çani, këshilltare e Kryeministrit për të drejtën publike dhe z. Sokol Sadushi, ekspert i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, kjo tryezëka qenë kurorëzim i një pune të gjatë gati dy vjeçare nga koha kur për herë të parë Fondacioni prezantoi nismën për normimin e konsultimit publik në procesin e ligjbërjes dhe nisjes së hartimit të këtij projektligji.

Projektligji u prit me interes nga të ftuarit, të cilët mbështetën nismën për përfshirjen e gjerë të publikut dhe grupeve të interesit në ligjbërje. Tryeza u karakterizua nga diskutime konstruktive që synonin përmirësimin e projektligjit. Një nga çështjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mbrojta e së drejtës për të marrë pjesë në procesin e konsultimit publik dhe të vendimmarrjes. Çështje tek e cila është vendosur theksi edhe nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë, pasi në versionin e prezantuar prej Fondacionit ky aspektdisiplinohetnga një kre të posaçëm i cili normon përgjegjësinë e autoritetit publik dhe të zyrtarëve të tij si dhe rastet kur mund të kërkohet pavlefshmëria e akteve.

Për hartimin e këtij projektligji Fondacioni është mbështetur në praktikat dhe modelet më të mira europiane dhe ato ndërkombëtare. Për këtë arsye, janë studiuar në mënyrë krahasimore praktikat që ndiqen për njoftimin dhe konsultimin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në strukturat e Bashkimit Europian, në Greqi, Kinë, dhe në disa shtete të Europës Lindore si Estoni, Slloveni dhe Çeki.