Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, nëpërmjet një koncepti afatgjatë që ka filluar ta zbatoj në vitin 2014, po mbështet krijimin dhe rritjen e aftësive dhe praktikave vet-avokuese të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Aktivistëve të Rinj Romë, Ashkali dhe Egjiptian me qëllim të angazhimit të tyre sistematik karshi institucioneve publike të Kosovës për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen këto komunitetet në nivel lokal dhe kombëtar.
Që nga viti 2009, kur është aprovuar Strategjia e qeverisë së Republikës së Kosovës për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015, e në mungesë të angazhimit serioz dhe kapaciteteve të institucioneve qeveritare për ta zbatuar të njetën, OSHC-të e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë angazhuar dhe kanë marrë mbi vete realizimin e objektivave të parapara me këtë Strategji dhe Plan të Veprimit për zbatim të saj. Në këtë mënyrë janë zëvendësuar rolet e institucioneve qeveritare, atyre që do të duheshin të ofrojnë shërbime qytetarëve të vet dhe të përmbushin obligimet e veta bazuar në legjislacionin dhe strategjitë e aprovuara, dhe OSHC-ve që do të duheshin, së paku një pjesë e tyre, të jenë grup konstruktiv presioni dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë të punës së institucioneve qeveritare. Ky zëvendësim i roleve ka ndikuar edhe në mungesë të iniciativave të fuqishme avokuese nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian ndaj institucioneve qeveritare për të kërkuar respektimin e drejtat të veta si qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës.
Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e qenësishme e komuniteteve lokale Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arenën politike dhe institucionale nëpërmjet vet-avokimit do të rriste trysninë e ushtruar nga OSHC-të dhe aktorët ndërkombëtarë ndaj institucioneve publike/qeveritare qendrore dhe lokale me qëllim të angazhimit serioz në trajtimin e situatës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Qëllimi i konceptit:
Nëpërmjet këtij koncepti, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, po mbështet krijimin dhe rritjen e aftësive vet-avokuese të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe aktivistëve të rinj Romë, Ashkali dhe Egjiptianë me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen komunitetet në nivel lokal dhe qendror.
Për të arritur qëllimin e konceptit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur po mbështet:
1) Organizatat e shoqërisë civile në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave vet-avokuese.
Programi përfshin rritje aftësish dhe kapacitetesh vet-avokuese për organizatat e shoqërisë civile për të avokuar për çështje të rëndësishme dhe emergjente të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
2) Grupin vet-avokues të të rinjve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë, si një shtyllë e re presioni kundrejt institucioneve për të realizuar një qasje më cilësore dhe sistematike në shërbime dhe të drejta për komunitetet.
Programi do të përfshij 20 të rinj romë, ashkali dhe egjiptianë me dëshirë dhe ambicie për të zhvilluar aftësitë e tyre teorike dhe praktike vet-avokuese në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për më shumë informata mbi këtë program dhe paketën aplikuese kliko këtu.
Cfarë kemi realizuar deri tani:
- Janë mbajtur takime dhe janë zhvilluar mjete vet-avokuese nga OSHC-të si: plane avokimi, kërkesa, peticione, analiza krahasimore, analiza të shkurtra politikash në lidhje me zbatimin e politikave publike për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe zgjidhjen e problematikave më emergjente të këtyre komuniteteve.
- Janë formuar katër grupe punuese avokuese ad-hoc, një në nivel kombëtar dhe tre në nivel local, të përbëra nga përfaqësues të OSHC-ve, të rinj, ekspertë të lëmive të synuara etj.
- Janë rritur aftësitë vet-avokuese të më shumë se 50 përfaqësuesëve të OSHC-ve, ekspertëve, të rinjve dhe banorëve të komuniteve nëpërmjet një trajnimi dy-ditor mbajtur në korrik 2014 në Durrës, një trajnimi në Prizren, si dhe ndjekjes së tyre hap pas hapi në planet e tyre avokuese. Katër të rinj avokues nga Shqipëria iu bashkuan trajnimit në Durrës dhe ndan me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre në këtë lëmi.
- Janë hartuar tre fushata avokuese:
(i) Vet-avokim për transperancë buxhetore të komunave mbi fondet e planifikuara dhe realizuara për Planet Aksionale për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2009-2015, fokusuar në hapjen e një kodi buxhetor operacional specifikisht i dedikuar për zbatimin e planeve lokale për këto komunitete (nën drejtimin e OJQ-ve Durmish Asllano, Iniciativa 6 dhe Ec ma Ndryshe).
(ii) Vet-avokim për institucionalizimin dhe formalizimin e programeve mësimore të zbatuara në qendra mësimore dhe shkolla. Vizitë studimore rajonale në Maqedoni për të mësuar mbi praktikat e mira në këtë drejtim (nën drejtimin e RADC dhe KEC).
(iii) Vet-avokim për zgjidhjen e problematikave të aksesit në infrastrukturë dhe shërbime publike nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfshirë qasjen në kanalizimeve të ujërave të zeza, ujë të pastër, rrugë, ndricim, siguri, etj. (nën drejtimin e OJQ-ve Durmish Asllano, Iniciativa 6 dhe Ec ma Ndryshe).
More Events On This Thematic Area
Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë
Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë” do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës...
Në ndërtim e sipër
Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të...
Fondacionet për Shoqëri të Hapur shënojnë 30-vjetorin e pranisë në Kosovë
Të enjten, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka shënuar përvjetorin e tridhjetë të Fondacioneve për Shoqëri...