24 July 2025
Country Albania
Date 30 June 2014
Author -
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 (KVV 2011), si një bashkim organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike, të cilat kanë në themel të aktivitetit të tyre ndërtimin e demokracisë në Shqipëri e, në veçanti vëzhgimin e proceseve zgjedhore, duke vlerësuar se vëzhgimi i procesit zgjedhor prej organizatave jo-politike është një garanci më shumë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme; në vazhdimësi të monitorimit të proceseve elektorale prej 2003, është sërish prezent në vëzhgimin e Zgjedhjeve Vendore të 8 Majit 2011, madje ka adoptuar nje metodologji të re, bazuar kryesisht në vëzhgimin me grupe të lëvizshme për rritjen e mëtejshme të cilësisë në punën e tij, nëpërmjet një vëzhgimi sa më cilësor dhe formësimin e një trupe profesionale vëzhguesish. Koalicioni, i drejtuar nga tri organizata kryesore: Shoqata për Kulturë Demokratike/ KRIIK Albania dhe Qendra e Kombinatit për Gratë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me 15 organizata lokale, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Demokraci / Qendra Rinore Vlorë / Shoqata për Kulturë Demokratike – Elbasan / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Durrës / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Korçë / Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare – Elbasan / Rinia në Sipërmarrje të Lirë – Kukës / Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Rurale dhe Urbane – Berat / Shoqata “Une Gruaja” – Pogradec / Qendra Kulturore Mediatike Antigonea – Gjirokastër / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Malësi e Madhe / Qendra Rinore “Epoka e Re” – Fier / Qendra Rinore “Trokitje” – Shkodër / Këshilli Rinor Sarandë / Rrjeti Demokratik i Gruas Shqipëri si dhe me bashkëpunimin e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, si partneri ekspert në trainimin e vëzhguesve, do të vëzhgojë të gjitha fazat e përgatitjes, zhvillimit dhe përfundimit të këtij procesi zgjedhor duke prekur të 383 njësitë vendore në ditën e votimit dhe duke ofruar raportim on-line minutë pas minute, me synim jo vetëm të pasqyrimit të ecurisë së procesit, por edhe për të dhënë të gjithë kontributin e mundshëm për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Misionin e tij Koalicioni do ta realizojë nëpërmjet 900 vëzhguesve afatshkurtër e 150 vëzhguesve afatgjatë, të cilët do të përmbushin përgjegjësitë e marra përsipër në përputhje me parimet e paanësisë dhe pavarësisë politike, objektivitetit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë qytetare, të shprehura këto në Kodin e Etikës dhe atë Profesional për Vëzhguesin Vendor të hartuar prej këtij Koalicioni. Raporti i parë përmbledh të gjithë situatën parazgjedhore prej datës 6 Shtator 2010 të dekretimit të Zgjedhjeve Vendore deri më datën 5 Prill 2011. Për të lexuar të plotë raportin kliko këtu.
More Publications On This Thematic Area
See More
18 December 2021
Anti-Corruption Review of the Law on Environment
Please download the material in English and Macedonian.
17 December 2021
Quality of Teaching in Higher Education and Science and Conditions for Higher Standards
17 December 2021