Publikohet raporti monitorues “Ekzekutivi dhe gjyqësori: Përgjegjshmëria ndaj vendimeve gjyqësore”

Country Albania

Date 1 February 2011

Author -

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,Soros në kuadër të Programit  të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, mbështeti projektin “Ekzekutivi dhe gjyqësori: Përgjegjshmëria ndaj vendimeve gjyqësore” të Institutit për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL).

Synimi i projektit ishte përmirësimi i qeverisjes nëpërmjet transparencës dhe përgjegjshmërisë së administratës publike. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë dy parime të rëndësishme të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Në zbatim të kësaj nisme, për një periudhë 8 – mujore (gusht 2010 – shkurt 2011), ISPL nëpërmjet një grupi ekspertësh të fushës, mori përsipër të kryejë një ushtrim identifikimi, monitorimi dhe analize të gjendjes së zbatueshmerisë së vendimeve gjyqësore të formës së prerë me palë shtetin, me fokus  të veçantë administratën qendrore.

Zgjedhja që u bë për të kqyrur zbatueshmërinë e vendimeve të gjykatës me palë shtetin, u krye jo thjesht për të evidentuar numrin e rasteve të vendimeve të pazbatuara, por kryesisht në funksion të evidentimit të problemeve që shoqëron këtë dukuri.

Qëllimi kryesor i nismës është që, përmes evidentimit të problemeve, të sugjerojë disa rekomandime dhe zgjidhje konkrete për përmirësimin e situatës për t‟i ardhur sadopak në ndihmë si institucioneve shtetërore, ashtu edhe respektimit më të mirë të të drejtave të shtetasve për një proces të rregullt ligjor. Mosekzekutimi brenda një kohe të arsyeshme të vendimeve gjyqësore të formës së prerë cenon drejtpërsëdrejti një ndër të drejtat themelore të individëve për një proces të rregullt ligjor, të sanksionuar si në legjislacionin vendas ashtu dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në përfundim të projektit u përgatit edhe një raport, të cilin mund ta lexoni të plotë ne shqip ose anglisht

More Publications On This Thematic Area

See More

Featured Image

24 July 2025

Comparative Analysis of Housing Policies in Selected WB Cities and EU Cities

Rethinking Housing Affordability in BiH and Montenegro: Lessons from Denmark and the Netherlands A new comparative…

Featured Image

18 December 2021

Anti-Corruption Review of the Law on Environment

Please download the material in English and Macedonian.

Featured Image

17 December 2021

Quality of Teaching in Higher Education and Science and Conditions for Higher Standards

Featured Image

17 December 2021

Improving the Quality of Higher Education – Student Perspectives